E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndahet Formulari A1, afat deri më 10 mars

Së bashku me të edhe varianti A1-Z, duhet ta plotësojnë të gjithë maturantët që do japin provimet me zgjedhje. Formulari iu dërgua dje të gjitha shkollave të vendit. 

TIRANE- Formulari A1 i cili plotësohet për tu regjistruar në Maturën Shtetërore 2009 mbërrin në duart e maturantëve. Gjimnazistët kanë vetëm 9 ditë kohë për ta plotësuar formularin A1 dhe A1-Z. Ky formular plotësohet vetëm nga nga maturantët e vitit 2009 dhe kandidatët që kanë mbaruar shkollën para vitit 2009 dhe nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008. Formulari A1, të plotësohet me shkronja të mëdha (kapitale). Ai do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nxënësi ose kandidati humbet të drejtën e regjistrimit.
Si plotesohet formilari
Në hapësirat e lëna bosh tek Formulari A1, plotësoni: Shkruani emrin e DAR, ku ndodhet shkolla pranë së cilës ju do të jepni provimin; emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla juaj; emrin e shkollës ku ju po studioni ose ku ju keni kryer studimet. Indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni ose keni ndjekur, p.sh. Gjimnazi Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02. Shënohet ID që keni patur në Maturën Shtetërore 2007, 2008(vetëm nga ata nxënës që kanë dhënë provimet e detyruara, dhe ata që kanë mbetur, në një ose në të dy provimet e detyruara, në Maturën Shtetërore 2007, 2008). Kujdes! Të shënohen me shkronja kapitale dhe në përputhje me certifikatën personale. Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh. 05/12/1989). Vendosni një shenjë në formë kryqi në kutinë që i përket gjinisë suaj. Shënoni vitin kur keni përfunduar studimet në shkollën e mesme, (p.sh. 2006, 2007, 2008 ose 2009). Nxënësit që duan të vazhdojnë studimet jashtë shtetit shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO. Kur nxënësi ka mbaruar studimet para vitit 2009, qarkohet shkronja U. Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë, numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër. Shënoni me përgjegjësi, lëndët dhe notat e shkallëzuara D1 dhe D2, për nxënësit që kanë dhënë provimet me detyrim në Maturën Shtetërore 2006, 2007, 2008. Për nxënësit që kanë mbaruar maturën para vitit 2006, do të vendosen notat ekuivalente me provimet e detyruara. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të poshtëshënuar qarkoni 2 lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre. P.sh. 6 Njohuri për Shoqërinë dhe Gjuhë Angleze. Në lëndët që do të qarkohen, vëtëm njëra mund të jetë gjuhë e huaj. P.sh., nuk mund të qarkoni; Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Frënge, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Italiane, Gjuhë Frënge dhe Gjuhë Italiane.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›