Kartat, anomali në Tiranë, qytetarët nuk pajisen
Zgjedhjet e 28 qershorit në rrezik serioz dështimi për shkak të procesit kaotik të pajisjes së shtetasve me karta. Ndonëse kanë kaluar 2 muaj nga fillimi i procesit të aplikimit, ne disa nga minibashkitë e kryeqytetit ky proces po shkon drejt dështimit.
TIRANE- Anomali dhe kaos në zyrat e shpërndarjes së kartave të reja të identitetit në disa prej njësive bashkiake të kryeqytetit. Rradhët e gjata, puna me ritme të ulëta dhe tejzgjatja e kohës për marrjen e letërnjoftimit elektronik kanë vënë në rrezik serioz procesin e pajisjes me kartat e reja, por edhe zgjedhjet e 28 qershorit.
E njëjta situatë paraqitet edhe në sportelet e aplikimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike në njësinë bashkiake numër 1 në kryeqytet. Të lodhur nga rradhët e gjata dhe burokracitë, qytetarët akuzojnë qeverinë dhe strukturat përgjegjëse për kaosin e krijuar në sportelet e kartave elektronike të identitetit. (a.r/news24/balkanweb)