Raporti i INSTAT:Ka rënie të import- eksporteve
Në raportin mbi tregëtinë e jashtme përgjatë muajit janar i cili u publikua sot nga INSTAT ritmi i eksporteve përgjatë muajit janar është ulur në nivelin .5% në raport me dhjetorin e 2008. Më e thelluar paraqitet rënia e importeve
TIRANE-Ngadalesohen dukshëm ritmet e aktivitetit tregetar në vend si pasojë e krizës së rëndë ekonomike që ka përfshirë gjithë botën. Në raportin mbi tregëtinë e jashtme përgjatë muajit janar i cili u publikua sot nga INSTAT konstatohen shifra shqetësuese të eksport- importeve cka dëshmon për ndikimin e drejtëpërdrejtë të krizës globale mbi ekonominë tonë. Në të dhënat e publikuara nga INSTAT ritmi i eksporteve përgjatë muajit janar është ulur në nivelin 11.6% krahasuar me janarin e vitit paraardhës dhe 4.5% në raport me dhjetorin e 2008. Më e thelluar paraqitet rënia e importeve në vend, ku sipas buletinit të publikuar nga INSTAT gjatë këtij muaji importet kanë rënë me 35.5% krahasuar me dhjetorin e 2008 cka do të thotë një rënie e e theksuar e konsumit në vend. Renia e eksport- importeve ka thelluar deficitin tregetar në vend. Rënie më të madhe të eksporteve e kanë shënuar materialet e ndërtimit në masën 32%. Gjatë këtij muaji kanë shënuar ulje të ndjeshme importi i të gjithë grupeve të mallrave, si makineritë e pajisjet në masën 42.1%, produktet kimike dhe plastike në 39.2% si dhe grupi i produkteve ushqimpije dhe i duhanit
(s.g/NEWS24/Balka Web)