E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërdoroi detyrën, pranga ish drejtorit të minierës

49 vjecari,Ylli Shaba i cili gjatë viteve 2003-2005 ka qënë drejtor i minierës së Mushqetës ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave. 

TIRANE- Policia e Tiranës në bashkëpunim me task forcën dhe sektorin e antikrimit ekonomik arrestuan dje ish drejtorin e minierës së Mushqetës në Tiranë, Ylli Shaba. 49 vjecari i cili gjatë viteve 2003-2005 ka qënë drejtor i minierës së Mushqetës ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave. Prokuroria e Tiranës ka filluar procedimin penal kundër Shabës, ndërkohë që Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.
Ndërkohë mësohet se Gjatë periudhës në krye të minierës së Mushqatës, Ylli Shaba ka lëshuar vërtetime për pensione false.
(e.n//Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›