Shperndahet Kuvendi i Kosoves zgjedhjet me 12 dhjetor Arton Konushevci
Ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi ka shperndare Kuvendin e Kosoves dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme me 12 dhjetor te ketij viti. Ky veprim ka ardhur pas votimit te mocionit te mosbesimit te qeverise ne Kuvendin e Kosoves. Nderkohe perfaqesuesi i Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove Piter Feith ka kerkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe zgjedhjet e ardhshme ti permbushin standardet nderkombetare te jene te lira dhe demokratike. Feith ka ftuar te gjitha partite politike qe ti respektojne ligjet. Keto zgjedhje duhet ti permbushin standardet me te larta. Kjo eshte mire per reputacionin nderkombetar te Kosoves eshte sfide ne vecanti per shkak te kohes se shkurter. Te arrijne standardet me te larta qe te jene te lira demokratike....
U apeloj partive politike qe te binden te respektojne sundimin e ligjit dhe te sigurojne se keto zgjedhje po mbahen ne atmosfere te lire e korrekte ka thene Feith. Shefi i Zyres Civile gjate nje vizite ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ka siguruar drejtuesit e ketij organi zgjedhor se Bashkimi Evropian do te asistoje ne vezhgimin e zgjedhjeve. Ne si BE do te asistojme si vezhgues ne zgjedhje se bashku me miqte tane amerikane dhe partneret tjere. Do te diskutojme me komandantin e KFOR-it dhe te EULEX-it se si te krijojme ambient te sigurt ne Kosove perfshire edhe Veriun eshte shprehur Feith. Ai ka shfaqur shpresen qe zgjedhjet e ardhshme te jene me te mira se zgjedhjet lokale te vitit te kaluar.
KQZ-ja ka shtuar ai mund te organizoje zgjedhje te suksesshme me mbeshtetjen e miqve dhe sipas tij ato do te certifikohen dhe do ti arrijne standardet nderkombetare. Nga ana tjeter kryetarja e KQZ-se Valdete Daka ka ritheksuar se ne baze te Kushtetutes se Kosoves dhe ligjit per zgjedhje KQZ-ja eshte e gatshme qe teknikisht ti organizoje zgjedhjet. KQZ-ja teknikisht mund te jete e pergatitur qe ti organizoje dhe inplementoje keto zgjedhje ashtu sic parasheh Kushtetuta e Republikes se Kosoves dhe ligji per zgjedhjet ka deklaruar Daka. Megjithate ajo ka bere te ditur se ka njoftuar perfaqesuesin e ICO-s per problemet qe mund te paraqiten ne realizimin e procesit zgjedhor ne Veri te Kosoves. Zotin Feith e kemi informuar edhe per disa nga sfidat tona te cilat i kemi ne implementimin e zgjedhjeve ne Veri. Por kemi marre mbeshtetjen dhe perkrahjen e plote te Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove-ka thene Daka.
Pakoja e Ahtisarit parasheh qe zgjedhjet e para parlamentare pas zgjidhjes se statusit te certifikohen nga nje autoritet kompetent nderkombetar. Certifikimi i zgjedhjeve te kaluara lokale eshte bere nga KQZ-ja.
Bie qeveria
Me shumice votash Kuvendi i Kosoves ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverise aktuale. Mocioni i paraqitur nga Aleanca Kosova e Re eshte mbeshtetur nga 66 vota te deputeteve 1 ishte kunder dhe 2 abstenime. Gjate votimit te pranishem ne salle ishin 105 deputete por nje pjese e tyre jane permbajtur nga votimi. Pro mocionit te mosbesimit ndaj qeverise kane votuar edhe deputetet e partise ne pushtet pra Partise Demokratike te Kosoves. Gjate debatit deputetet e PDK-se kane thene se vota e tyre pro mocionit nuk ishte vote kunder qeverise por vote per tejkalimin me te shpejte te krizes. Mirepo krejtesisht ndryshe kane vleresuar deputetet nga opozita. Keta te fundit kane thene se mocioni i mosbesimit vjen si rezultat i keqqeverisjes. REL