E Diel, 1 Nëntor 2026

UET Debora Mucajt Gazmend Lames studime falas ne turizem

Me rastin e celjes se vitit te trete akademik Universiteti Europian i Turizmit ka bere pjese te klasave me studente dy te rinj jetime nje nisme qe rralle ndermerret ne institucionet arsimore. Debora Mucaj nga Vlora dhe Gazmend Lame nga Durresi ishin dy personat me te lumtur paraditen e djeshme teksa u zhvillua konferenca per shtyp e EUFT Universitetit Europian per Turizmin. Ishte deshira e ketij universiteti qe ne te beheshim pjese e studenteve te tyre. Gjithcka u arrit fale rektorit te EUFT Salvatore Messina te cilin e falenderojme. Ishte ai qe komunikoi me presidentin e fondacionit Hope for the world Perparim Demcellari per te bere te mundur studimet tona falas tha dje per KJ Gazmendi sipas se cilit kjo nisme do te thote shume do te thote vete jeta e tij. Nderkaq Debora tregon momentin e marrjes se lajmit. Ishte e pabesueshme na lumturuan thote ajo. Dy te rinjte qe vijne rastesisht nga dy qytete bregdetare te vendit shprehen se fale studimeve ne degen e Turizmit do te kene mundesi te kontribuojne per turizmin ne Vlore dhe Durres. Ne konference ishin te pranishem Vasil Shehu sekretar i Pergjithshem i MTKRS Viktor Tushaj kryetari i Bashkise se Lezhes Giovanni Colonna pergjegjes i laboratorit teknik ne EUFT Perikli Qirjazi profesor i EUFT Klodian Pajuni drejtues i Turizmit ne MKTRS etj. Sipas rektorit te EUFT Salvatore Messina eshte me shume rendesi formimi dhe kualifikimi i specialisteve te rinj te turizmit ne vendin tone. Ne nivel nderkombetar turizmi ka shenuar nje rritje ne nivelin prej 4 per qind ne vitin 2009 ndersa ne Shqiperi turizmi ka shenuar rritje deri ne nivelin prej 34 per qind. Kjo eshte nje e dhene mjaft pozitive per Shqiperine ku vetem ne 6 muajt e pare te vitit eshte shenuar rritje me 10.2 per qind pare kjo ne kuotat e regjistruara te mberritjes se turisteve te huaj nga jashte theksoi Messina. Por sipas tij eshte fakt qe 64 per qind e turisteve qe vijne ne Shqiperi jane nga Ballkani kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e pavaresisht ketij niveli te larte duhet thene se ata vijne kryesisht ne periudhen korrik-gusht. Me rendesi te madhe per Shqiperine qe vec natyres se bukur gastronomise se pasur siteve te trashegimise kulturore plazheve etj. eshte te zhvillohet turizmi i qendrueshem pergjate gjithe vitit dhe per kete sipas Messines nevojiten 3 mije specialiste cdo vit. EUFT eshte iniciues i aktivitetit te madh Shqiperia eshte kulture qe organizohet ne maj ne parkun arkeologjik te Apolonise si dhe Nata e Bardhe e Kultures Shqiptare ne Lezhe evente qe zhvillohen per te promovuar dhe thithur sa me shume turiste te huaj ne Shqiperi. Nga ana e tij perfaqesuesi i Ministrise se Turizmit Vasil Shehu tha se EUFT paraqet nje rendesi te vecante per ecurine e tij cilesore te shenuar ne keto vite ne fushen e turizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›