E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanceri i gjirit 1 grua preket cdo dite Sonila Isaku

Semundshmeria nga kanceri i gjirit ne Shqiperi mbetet ne nivele alarmante. Shifrat flasin per 350 deri 400 raste te reja ne vit ose e thene ndryshe nje grua qe preket cdo dite nga ky kancer. Specialistet perserisin se kjo situate vjen per shkak te diagnostikimit te vone te semundjes. Kapja e saj ne stade te avancuara po shkakton vdekshmeri te larte te pacienteve. Ne nje aktivitet per ndergjegjesimin e grave shqiptare femra ne politike zonja shteti dhe diplomate kane bere apel per kontroll te vazhdueshem per parandalimin e kancerit te gjirit. Nga ana tjeter specialistet shpjegojne se kanceri i gjirit eshte i kurueshem nese kapet ne stadet fillestare. Pacienteve iu zgjatet jeta deri edhe ne sherimin e tyre te plote.
Aktiviteti
Mosha e vajzave te prekura nga kanceri i gjirit eshte ulur ndaj perfaqesues te politikes te trupit diplomatik dhe te shoqerise civile kane kerkuar me shume vemendje ndaj kesaj semundjeje. Duke pare keto raste Drejtoresha e Maternitetit Koco Gliozheni dr. Rubena Moisiu ka bere nje apel qe i drejtohet Ministrise se Shendetesise ku kjo e fundit te nxjerre nje urdher per kryerjen e mamografive falas per grate mbi 40 vjec. Kurse personalitete te tjera te njohura kane bere apel per me shume vizita tek mjeket. Keshtu ka pohuar edhe Zonja e Pare Teuta Topi. Mundesia e kontrollit tek mjeku pra mundesia e kryerjes se nje mamografie duhet te jete ne te gjitha qendrat rajonale te vendit pse jo dhe falas per te gjitha grate qe deshirojne ta bejne ate tha gjate fjales se saj Zonja e Pare Teuta Topi. Nderkohe ne fjalen e saj zv/ambasadorja e SHBA-se ne Shqiperi Deborah Jones pasi falenderoi organizatoret beri thirrje per dalje nga ndrojtja dhe frika dhe per diagnostikim te shpejte te semundjes. Rreth 28 vjet me pare grate ne Shtetet e Bashkuara kishin frike dhe ndrojtje te flisnin per kancerin e gjirin dhe nuk dinin se si te mbronin veten e tyre. Diagnostikimi behej me vonese dhe trajtimi i tyre behej me pas i pasuksesshem. Por kjo ndryshoi ne vitin 1982. Kete ndryshim do doja ta shihja edhe ketu tek ju u shpreh zv/.ambasadorja e SHBA-se ne Shqiperi Deborah Jones. Nga ana tjeter perfaqesues te shoqates se personave te prekur nga kanceri i gjirit pohojne se duhet nje force e madhe psikologjike dhe shpirterore per te perballuar semundjen. Edlira Peposhi eshte nje nder grate qe eshte prekur nga kanceri i gjirit. Ajo i eshte nenshtruar operacionit dhe kimioterapise ndaj dhe sot i ben apel shteti dhe familjareve te grave te prekura te tregojne kujdes.
Rastet
Numri i femrave qe vdesin si pasoje e kancerit te gjirit gjate ketyre viteve te fundit ka pasur nje rritje sipas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik rezulton se jane rreth 350-400 raste qe shfaqen cdo vit me kete semundje. Perfaqesueses te mjekesise shqiptare konfirmojne faktin duke vene ne dukje perhapjen e semundjes edhe ne moshat e reja. Kanceri i gjirit sot eshte nje problem madhor ne Shqiperi. Karakteristike per Shqiperine eshte fakti qe femrat paraqiten ne stade shume te avancuar dhe vdekshmeria eshte shume e larte. Numri i rasteve ka nje tendence te lehte rritjeje dhe tendenca per te prekur moshat e reja tha mjekja Lumturi Merkuri. Sipas saj kanceri i gjirit karakterizohet nga simptoma pa dhimbje duke bere qe shpesh te neglizhohet nderkohe qe agravohet me kalimin e kohes. Doja tju percillja nje mesazh gjithe femrave shqiptare Te kontrollojne veten e tyre lidhur me kancerin e gjirit. Menyrat jane te thjeshta. Nepermjet kontrollit mund te shpetojne jeten e tyre. Eshte nje vetekontroll i gjirit qe mund te behet nje here ne muaj eshte nje kontroll tek mjeku eshte ekografia per moshat 20-40 vjec dhe mamografia per moshat mbi 40 vje135 tha mjekja Merkuri. Sipas saj kontrolli i vazhdueshem ben te mundur zbulimin e semundjes ne hapat e para te saj duke krijuar keshtu mundesine per kurim

Teuta Topi
Marredhenia me mjekun dhe me sistemin shendetesor duhet te jete e perhershme per cdo grua kudo qe ajo ndodhet ne fshat apo ne qytet. Cdo tip pengese psikologjike apo mentaliteti duhet tejkaluar ne menyre qe semundjet dhe ne vecanti tumoret e gjirit te kapen ne kohe sepse progresi i mjekesise sot ka treguar qe patologji te tilla jane plotesisht te sherueshme

Deborah Xhons
Do te doja te falenderoja organizatoret Ministrine e Shendetesise dhe Bashkine. 28 vjet me pare grate ne Shtetet e Bashkuara kishin frike dhe ndrojtje te flisnin per kancerin e gjirin dhe nuk dinin se si te mbronin veten e tyre. Diagnostikimi behej me vonese dhe trajtimi i tyre behej me pas i pasuksesshem. Por kjo ndryshoi ne vitin 1982

Lumturi Merkuri
Doja qe tju percillja nje mesazh gjithe femrave shqiptare Te kontrollojne veten e tyre lidhur me kancerin e gjirit. Menyrat jane te thjeshta. Nepermjet kontrollit mund te shpetojne jeten e tyre. Eshte nje vetekontroll i gjirit qe mund te behet nje here ne muaj eshte nje kontroll tek mjeku eshte ekografia per moshat 20-40 vjec dhe mamografia per moshat mbi 40 vjec.

Shenjat e kancerit te gjirit
Zmadhim apo forcim te gjirit qe nuk eshte normale per ju. Zakonisht shume gra para periodave kane gjoks te forte dhe te dhimbshem por kjo eshte nje gje normale
Gjendra apo mahisje ne gji
Rrudhosje apo gropezim te lekures se gjirit.
Njeri gji eshte me i ulet se tjetri ne menyre te pazakonte
Terheqje nga brenda e thithave te gjirit ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.
Dhe cdo gje tjeter qe nuk ju duket normale

Kategorite e femrave te rrezikuara
Nena motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit
Jeni mbi 40 vjec sepse rreziku rritet bashke me moshen
Menstruacionet ju kane filluar para moshes 12 vjec
Mestruacionet ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec
Nuk keni lindur kurre femije
Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjec
Nese jeni mbi peshe
Nese pini teper duhan dhe alkool
Nese kryeni aktivitet te paket fizik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›