Trukimi i ndeshjeve te kampionatit shqiptar 9 ne pranga

Mes te arrestuarve ish-administratori i Partizanit Paro Laci nje gjyqtar nga Berati dhe 7 persona te tjere qe akuzohen si te perfshire ne baste te paligjshme dhe korrupsion
Shitje ndeshjesh korrupsion dhe nderhyrje ne sistemin e drejtesise jane disa nga akuzat per nje grup prej 9 personash ku perfshihen nje arbiter ish-administratori i Partizanit Paro Laci dhe 7 persona te tjere te arrestuar dje ne nje superoperacion te policise e prokurorise.
Behet fjale per nje hetim te filluar nje vit me pare me qellim goditjen e basteve te paligjshme dhe fiksimin e ndeshjeve por edhe formave te ndryshme te korrupsionit. Ende eshte e paqarte nese prokuroria apo policia kane prova ne lidhje me ndeshjet e dyshuara te fiksuara nga ky grup dhe per cilat ndeshje behet fjale. Dyshimet sigurisht bien kryesisht ne disa ndeshje te kampionatit shqiptar te cilat prej kohesh dyshohet se jane te fiksuara. Trukimi i ndeshjeve duket se behej kryesisht permes blerjes se futbollisteve por edhe me ane te arbitrave.
Burime nga policia thane se Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Task Force kunder Korrupsionit dhe Krimit Financiar prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres pas rreth 1 vit hetimi finalizuan operacioni policor me arrestimin e 9 personave.
Sipas policise arrestimi i tyre u be pasi Paro Laci ish-administrator i klubit te futbollit Partizani ne bashkepunim me persona te tjere u kap ne flagrance pasi kishte marre nje shume prej 40 mije euro ne kembim te premtimeve per ushtrim te ndikimit te paligjshem per dhenien e nje licence minerare ne kundershtim me ligjin.
Sipas policise dyshohet se Laci ne bashkepunim me personat e tjere te ndaluar kane marre shuma te konsiderueshme parash me qellim ndermjetesimin ne dhenien e pafajesise per nje te denuar per vrasje nga gjykata e shkalles se pare Shkoder.
Po ashtu te arrestuarit akuzohen se ne bashkepunim me njeri - tjetrin kane trukuar ndeshje futbolli duke paracaktuar rezultatet e garave sportive duke dhene shuma parash - njoftoi policia.
Ata akuzohen se kane konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike te parashikuar nga neni 245/1 dhe vepren penale te paracaktimit te rezultateve ne garat sportive parashikuar nga neni 197/a i kodit Penal - njoftoi policia.
Te arrestuar
Paro Laci vjec 42 banues ne Tirane me detyre President i ekipit te futbollit te Rubikut
Edmond Temali vjec 42 banues ne Shkoder
Agron Arusha vjec 36 banues ne Velipoje Shkoder
Bledar Kume vjec 25 banues ne Lac Kurbin
Kozma Kule vjec 52 banues ne Berat.
Shkelqim Balliu vjec 45 banues ne Berat gjyqtar sportiv.
Endri Dimo vjec 20 nga Elbasani
Altin Xhura vjec 34 nga Dibra
Agron Laci vjec 34 banues ne Tirane.