Shperndarja gjeografike ka rikthyer unitetin
Nje arsye e forte pse tashme nuk ka grupe qe dominojne kombetaren eshte shtrirja gjeografike e lojtareve te kombetares neper vendet ku aktivizohen. Dikur pjesa me e madhe e kuqezinjve luanin ne kampionatin grek dhe te tjere ne Gjermani, duke perbere dy grupime te medha, qe influenconin gjate ndeshjeve, ne kahe te kunderta. Tashme lojtaret e ekipit tone kombetar luajne ne kampionate te ndryshme me emer, ne Evrope. Ne Gjermani, ne Itali, ne Ukraine, ne Qipro, ne France, Ne Turqi, ne Greqi, si dhe ne kampionatin tone. Duke qene se shumica e lojtareve te kombetares kane kohe qe dallohen, madje disa mbajne edhe shiritin e kapitenit neper ekipet evropiane, me emer ne Evrope, per kete fakt kane krijuar se fundmi nje atmosfere me te kendshme ne radhet e kuqezinjve.