Kombetarja, tani pa klane
Edhe komunikimi i kuqezinjve me trajnerin holandez nuk eshte aq i lehte sa me pare
Klanet brenda ekipit tone kombetar jane konsideruar si e meta me e madhe, gjate dy dekadave te fundit. Pas nje rezultati pozitiv ka ardhur pa u vonuar shume, zhgenjimi i radhes te tifozet kuqezi. Per te evidentuar problemet brenda ekipit, jo me kot ne krye te perfaqesueses sone jane ulur gjate viteve te fundit me radhe disa trajnere te huaj, me emer ne arenen nderkombetare. Trajneret e meparshem, edhe pse bene perpjekje dhe sollen nje fryme tjeter ne radhet e ekipit tone kombetar, vetem pas largimit kane folur dhe kane pranuar problemet qe karakterizojne kuqezinjte dhe mentalitetin e pergjithshem te ekipit tone. Gjermani Hans Peter Brigel dhe kroati Oto Baric nxoren si mangesi te madhe te kombetares shqiptare problemin e unitetit, pervec aneve te tjera negative, te njohura per futbollin tone.
Tjeter "fryme"
Sulmuesi i ekipi tone kombetar, Hamdi Salihi, ne lidhje me fenomenin ne fjale shprehet se tashme ne perfaqesuese, luajne futbolliste qe kane fituar pervojen e duhur ne arenen nderkombetare dhe eshte e qarte se cfare kuptimi ka fjala sukses ne keta rast: "Une dhe lojtare te tjere te kombetares luajme ne kampionatet me te njohura ne Evrope. Fryma brenda grupit eshte paresore," - shprehet Hamdi Salihi. Sulmuesi i Riedit ne Austri thekson se kohet e fundit edhe lojtaret e kombetares jane ndergjegjesuar dhe kjo ka sjelle rezultate pozitive dhe ka permiresuar nivelin e lojes ne takimet e fundit. "Ka nje ndergjegjesim per te mire, se te gjithe lojtareve. Kete e them me bindje te plote. Cdo trajner ka bere punen e tij ne kombetare, gjate ketyre viteve. Trajneri aktual mendoj se do te kete disi me te lehte." Lorik Cana eshte ai qe mund t'i evidentoje me mire karakteristikat e trajnerit aktual te Shqiperise. Gjate dy ndeshjeve te para eleminatore te Kampionatit Boteror "Afrika e Jugut 2010", Ari Han ka dhene pershtypjet e para ne syte e lojtareve te ekipit tone kombetar. Lojtari kryesor i kombetares sone, Lorik Cana: "Me sa e kam njohur eshte nje njeri fjale pak dhe kerkues ne stervitje. Nuk eshte e lehte te flasesh me te per shume gjera. Para Maltes thjesht foli per ndeshjen dhe pastaj eshte ulur me pjesetare te tjere te stafit te tij, duke mos dhene shume shpjegime."
Aranit Muraci