E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndarja, një javë para fillimit të shkollës

Tekstet mësimore

Pavarësisht se viti shkollor fillon më herët këtë vit, tekstet shkollore do të shpërndahen vetëm një javë para nisjes së mësimit, më datën 25 gusht. Sipas Ministrisë së Arsimit, tekstet do të vazhdojnë të shpërndahen deri në datën 15 shtator, ndërkohë që këtë vit librat do të tërhiqen në shkolla, duke shmangur kështu rastet abuzive. Po ashtu, më 2010-n edhe skema e subvencionimit ka ndryshuar. Për kategori të caktuara janë vendosur kritere lehtësuese, për sa i përket blerjes së teksteve. Disa kategori, siç janë ato me asistencë apo dhe disa kategori të tjera, masa e subvencionimit do të jetë 100 për qind. Po kështu, 100 për qind subvencionohen edhe librat e nxënësve të minoritetit grek ose maqedonas. Një risi tjetër që është shtuar, lidhet me elementin e ri, bëhet fjalë për ato familje ku paga e kryefamiljarit është nën 30 mijë lekë. Tekstet për fëmijët e tyre do të subvencionohen në masën 50 për qind.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›