E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enrique-Tassotti, pajtohen pas 17 vjetësh

Trajneri i Romës, Luis Enrique është i gatshëm të pranoj kërkim faljen nga asistenti i Milanit, Mauro Tassotti, 17 vjet pasi italiani i kishte thyer hundën.

Tassotti, asistent i Massimiliano Allegrit, u ndesh me Luis Enriquen gjatë çerekfinales së Kampionatit botëror 1994 kur Italia mposhti Spanjën. Mbrojtësi i atëhershëm e qëlloi me bërryl në fytyrë ish mesfushorin e më pas u dënua për tetë ndeshje nga FIFA.

“17 vjet kanë kaluar dhe kjo nënkupton se, fatkeqësisht, jemi 17 vjet më të vjetër” tha Enrique para ndeshjes mes Romës dhe Milanit të shtunën. “Nuk kam problem me Tassottin. Ajo që ndodhi në fushë në atë kohë përfundoi në fushë. E di se i vjen keq për atë që bëri dhe do t’ia shtrëngoj dorën” shtoi Enrique.

Edhe Tassotti pranoi se ka qenë në pritje për t’i kërkuar falje Enriques. “Nëse e kam mundësinë të takohem me të në Olimpico atëherë me dëshirë do të pajtohesha duke i kërkuar falje” tha Tassotti për Corriere della Sera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›