E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen bombola e gazit, plagosen tre vetë

Një tjetër bombol gazi ka shpërthyer pasditen e
djeshme, duke lënduar rëndë tre persona. Ngjarja
ka ndodhur në fshatin Gorican të Beratit, ku tre persona
janë plagosur rëndë, por sipas mjekëve ndodhen jashtë
rrezikut për jetën. Burimet lokale të policisë bënë të ditur
se në Drejtorinë e Policisë
së Beratit është njoftuar
se në orën 17.40 në fshatin
Gorican të Komunës
Kutalli, ka shpërthyer
një bombol gazi. Sipas
policisë, shpërthimi ka
ndodhur në familjen e
Musa Hoxhës, ku ndodheshin
si mysafirë,
Fiqerete Mara, rreth 58
vjeçe, banuese në fshatin
Strum të Fierit si dhe
djali i saj, Ervis Mara, 20 vjeç. Me t‘u njoftuar në vendin e
ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, si dhe policia.
Ndërsa familjarët e tjerë dhe fqinjët e familjes, të cilës
i ndodhi shpërthimi, i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve,
duke i dërguar në spitalin rajonal të Beratit. Sipas
burimeve spitalore, të dëmtuarit kishin pësuar shumë
djegie dhe nga stafi është menduar që ata të sillen drejt
Tiranës për mjekim më të specializuar. Policia është vënë
në dijeni në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore, ku
sipas të dhënave, pavarësisht se kanë pësuar djegie të
rënda, të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për
jetën. Vetëm dy ditë më parë, në Durrës ndodhi një tjetër
shpërthim, ku u lënduan dy persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›