E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të digjte ish-gruan, arrestohet

Një hakmarrje ndaj ish-bashkëshortes e ka çuar në
dyert e paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur afro dhjetë
ditë më parë, por policia ka bërë të mundur ndalimin e
personit dje në mbrëmje, që tentoi të kryejë aktin e vrasjes
ndaj asaj që kishte ndarë një pjesë të jetës. Burimet zyrtare
të policisë konfirmojnë se është bërë e mundur kapja e
47-vjeçarit H.Dine në lagjen "Qemal Stafa" të qytetit të
Elbasanit, i dënuar një herë më parë për veprën penale
të "plagosjes së rëndë". Procedimi ndaj Dines ka filluar,
pasi më 18 janar të këtij viti, në gjendje të dehur, pas një
konflikti me ish-bashkëshorten e tij, 40-vjeçaren Z.K, i ka
hedhur një sasi benzine banesës ku jetonte ajo, duke i
vënë flakën shtëpisë dhe më pas është larguar në drejtim
të paditur, por fatmirësisht u dogjën vetëm pajisjet elektroshtëpiake.
Ndalimi dhe arrestimi tij, sipas të njëjtit burim
informativ, është bërë nën akuzën "Shkatërrim të pronës
me zjarr". Po punohet nga organet kompetente për
dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën është
thirrur të deponojë edhe ish-bashkëshortja e të arrestuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›