Shperthen bombola, vdesin dy motra
Berat- Bombola e gazit shkakton tragjedi ne nje familje me 6 anetare ne qytetin e Beratit. Dy motra, 5 dhe 15 vjece mbeten te asfiksuara per vdekje ne dhomen e tyre te gjumit, ndersa jane plagosur rende kryefamiljari, djali i tij, gruaja dhe nje nga vajzat binjake, 5-vjece. Ngjarja ndodhi rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem ne lagjen muzeale "Muzakaj", kur shperthimi i fuqishem perfshiu ne flake banesen perdhese te familjes Kaja. Policia nisi hetimet per tragjedine dhe beri me dije se shkak ka qene rrjedhja e gazit nga bombola gjate kohes se gatimit dhe me pas, shperthimi i pasuar me flake te fuqishme. Artur Kaja dhe djali i tij Y. Kaja jane perpjekur te ndihmojne dy vajzat ne dhomen tjeter, por kane marre plage djegieje te renda, teksa u shpetuan nga fqinjet. Kurse vajza e vogel dhe e zonja e shtepise, ne perpjekje per te shpetuar jane rrezuar tek shkallet e baneses, duke u plagosur. Viktimat jane E. Kaja, 15 vjece dhe M. Kaja, 5-vjece.
Ngjarja
Fqinjet degjuan nje shperthim te fuqishem, qe i ngjante nje bombe dhe kane kujtuar mos ka qene ndonje ngjarje kriminale. Pasi kane dale jashte per te pare, vune re shtellungat e tymit dhe thirrjet per ndihme nga familja Kaja. Ne pak minuta flaket kane perparuar duke e djegur teresisht banesen dhe shume prej tyre jane afruar per t'i dhene ndihmen familjes ne rrezik me shtate anetare. Ne fillim jane pare e zonja e shtepise, 38-vjecarja M. Kaja dhe vajza e saj e vogel 5-vjecare. Gjate perpjekjes per te shpetuar, kryefamiljarja eshte rrezuar duke pesuar fraktura te renda. Se bashku me vajzen ajo eshte marre nga te pranishmit duke u derguar ne spital. Ne pak minuta kane mberritur edhe zjarrfikesit, por qe e kane pasur te veshtire nderhyrjen ne kohe per te shmangur tragjedine. Orari kur ka ndodhur aksidenti dhe te qenit dite e diel, i ka gjetur 6 pjesetaret e familjes ne shtepi. Ky fakt ka ndikuar ne bilancin tragjik. Forcat e policise dhe zjarrfikesit, munden qe pas pak minutash te nxirrnin nga rrenojat trupat e kryefamiljarit Artur Kaja, 42 vjec dhe djalit te tij Y. Kaja. Trupat kane qene pjeserisht te djegur nga zjarri, ndersa kishin pesuar edhe asfiksi nga tymi. Menjehere jane derguar ne spitalin e Beratit, ku moren ndihmen e pare dhe me tej drejt Spitalit te Djegieve ne Tirane. Gjendja e tyre sipas mjekeve mbetet e rende, kurse gruaja dhe vajza e vogel kane pesuar vetem fraktura dhe mendohet ta kalojne shume shpejt rrezikun.
Hetimet
Sipas policise qe kreu hetimet paraprake, mesohet se tragjedia eshte aksidentale. Momentalisht hetohet per nje pakujdesi ne montimin e bomboles se gazit ne kuzhine, nga kryefamiljari dhe nje shperthim pas rrjedhjes se gazit ne kohen e gatimit. Shperthimi i ka zhytur ne panik pjesetaret e familjes Kaja, qe jane perpjekur te shpetojne njeri-tjetrin. Por largesia e njeres prej dhomave ku gjendeshin dy vajzat dhe flaket qe perparuan me shpejtesi, bene te pamundur shpetimin e dy te miturave qe u gjeten nen rrenoja nga zjarrfikesit. Trupat e tyre u nxoren te pajeta nje ore me vone dhe mjeket konstatuan se asfiksia dhe me pas, flaket u kane shkaktuar vdekjen tragjike. Per te plotesuar dosjen hetimore pritet permiresimi i gjendjes se te plagosurve per te mesuar rreth shkaqeve e rrethanave te aksidentit.