Kroaci,18 në pranga për trafikim klandestinësh

Policia e Kroacisë, Bosnjës dhe Sllovenisë kanë shkatërruar një unazë të trafikimit të qënieve njerëzve, duke arrestuar 18 persona, të dyshuar se kanë trafikuar turqit në vendet e Bashkimit Evropian, kanë thënë sot zyrtarët kroatë.
Grupi përbëhej nga trafikantët nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Turqia, dhe në mënyrë ilegale në vendet e BE-së i kishte futur afro 100 turq, duke fituar së paku 200 mijë euro, ka njoftuar agjencia kroate e lajmeve.
Operacionbi ndërkombëtar i policisë, që kishte filluar në muajin tetor, kulmoi me arrestimet simultane në Kroaci, Bosnjë dhe Slloveni, përfshirë edhe organizuesin kryesor nga Kroacia.
Rajoni i Ballkanit shpeshherë shfrytëzohet si rrugë tranzitore për trafikim të njerëzve, drogës dhe armatimit, në Evropën Perëndimore.