Granata në Bërnjak, bllokohet pika kufitare 31

Pikëkalimi kufitar në Bërnjak, në veri të vendit, në rrugën kryesore Mitrovicë-Rozhajë sot është mbajtur i mbyllur për dy orë, pasi në afërsi të tij janë gjetur dy granata dore të pashpërthyera.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviç i deklaroi agjencisë Tanjug, se granatat janë caktivizuar dhe pas kësaj është rivendosur kalimi në këtë pike kufitare.
Ajo theksoi se pika kufitare 31 ishte e mbyllur për dy orë dhe se rreth orës 17 e 30 minuta trafiku i udhëtarëve dhe mallrave është normalizuar.
Granatat u gjetën ndërmjet liqenit të Ujëmanit (Gazivodës) dhe blloqeve të betonit që shërbejnë si mburojë për personelin e EULEX-it dhe të KFOR-it në këtë pikëkalim.
Para 10 ditëve këtu janë hedhur dy bomba, nga të cilat njëra ka shpërthyer dhe me atë rast ka plagosur lehtë një pjesëtar i KFOR-it, si dhe është shkaktuar dëm i vogël material.