E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Serbia, peng i Kosovës

Kryeministri i sapozgjedhur serb, Ivica Daçiç ka zhvilluar një vizitë në Gjermani, ku është biseduar edhe për Kosovën.
Daçiç ka lënë të nënkuptohet se Gjermania ia ka bërë të qartë edhe një herë Serbisë, se rruga e saj drejt Bashkimit Evropian, varet nga implementimi i marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
 

“Sa u përket çështjeve të përgjithëshme rreth progresit tonë për në Bashkimin Evropian, kjo nënkupton se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.
 

Daçiç gjithashtu është shprehur se Serbia ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë për rrugën e Serbisë drejt BE-së.
Në këtë kontekst ai tha se u ka premtuar zyrtarëve të lartë gjermanë, se Serbia do të jetë një faktor paqeje dhe stabilitetit në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›