E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen depozita e naftës në Maminas, flakët në perimetër 1 km

zjarr-2Maminas- Një zjarr gjigand ka përfshirë depozitat e karburantit në zonën e njohur si ish-SMT në Maminas.

Nga vendi i ngjarjes mësohet se ka një shpërthyer një nga depozitat e naftës, janë afro 10 të tilla, rreth orës 10:50.

Zjarrëfikëset të mbërritura pas 20 minutash janë gati 700 metra larg dhe zjarri në pamundësi për t’u afruar në vatrat.

Raportohet se fillimisht zjarri ishte jashtë kontrollit në një perimetër gati 1 km.

Nuk mund të thuhet ende se sa rrezikohet depozita e dytë e naftës.

zjarrikese-ne-maminas

Në vendin e ngjarjes janë mbërritur mbi 13 zjarrëfikëse, edhe nga Ministria e Mbrojtjes. Polica po largon banorët e shtëpive dy katëshe që ndodhen afro 50 metra pranë depozitave të naftës.

Ende nuk ka raportime zyrtare për të lënduar apo dëme, teksa tymi i zi ka mbushur zonën.

Por banorë të zonës thonë se s’ka dëme në banesa e as njerëz të dëmtuar. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Nga prefektura e Durrësit u mësua se situata është shqetësuese, por nën kontroll. “Asnjë problem me njerëz”,-thanë ata.

Sakaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur për ndihmë edhe forcat speciale.

Lajm në përditësim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›