E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha një karagjoz i dhunshëm, na la ullinjtë stok mbi krevat

rama-berat-1Berat- Partia Socialiste ka prezantuar përpara elektoratit të saj programin për një Rilindje duke thënë se pas 23 qershorit do të shëmbin murin e korrupsionit, babëzisë dhe shkatërrimit të qeverisë Berisha. 

Dje presidenti dha një tjetër prove të faktit se Shqipëria ëhstë e turpërua dhe e gjunjëzuar si pasojë e rrënimit të pushtetit në duart e një partie familjare. Propozoi për në Gjykatën e Lartë njërin nga grabitësit e mandatit të popullit në maj të 2011-ësKu ka në Evropë një vend me 400 mijë ndërtime paleje? Vetëm në tokën e askujt, në Shqipërinë e Saliut,-tha Rama.

Kreu i opozitës u ndal edhe tek raporti i The Economist, i cili e rendit Shqipërinë në mesin e vendeve me regjim hibrid.

Këtë të fundit Rama e solli në terrenin shqiptar me këtë formulim: Një karagjoz i dhunshëm, pushtet familjar me të drejta pa kufi mbi pasurinë kombëtare, një oborr të korruptuarish që kanë në dorë të gjitha rrugët  e konkurencës, shtet partiak që e kushtëzon rrogën me besnikërinë ndaj kreut të vendit, polici e krahinarizuar sipas origjinës së kreut të vendit, pushtet gjyqësor i kthyer në një kooporatë biznesi që shkel ligjin për llogari të kreut të vendit e shet të drejtën e individ për llogari të xhepit të vet,-tha Rama.

“Ka shteruar model ekonomik i tregtisë palidhje. Na duhet model i ri dhe i bazuar tek punësimi real. Tek investimet prodhuese. Tek industritë prodhuese. Tek zhvillimi modern rural. Kam qenë në një shpi me ullinj në dhomë gjumi e ata jashtë. Ku t’i çonin? Dëgjuan këtë…mbillni mbllni po ku t’i çonin?”,-tha Rama.

PS-ja premtoi se beratasit do të ndihen krenar që jetojnë e lindin fëmijë në Berat që nga 23 qershori.

Smund të lëmë të marrin fund Berati, Kruja dhe Gjirokastra. Ministër injorant si ai që tha skemi roje të ruajmë monumentet. Është përtej injorancës,-tha Rama duke theksuar se do të çlirojnë shqiptarët e këtij vendi nga varfëria ekstreme dhe rrugët e rrënuara të zonave ku qeverisin socialistë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›