E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen granata, vdes 9-vjecari, rëndë vëllai 4 vjec

GRAMSH-Një fëmijë ka mbetur i vdekur dhe vëllai i tij 4 vjec ndodhet në gjendje të rëndë nga shpërthimi i një granate.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Gramshit në orët e pasdites dhe viktima është nga familja Nesiti.

Sipas të dhënave të para, mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur, ndërkohë që granatën e kishin gjetur në një kasolle.

Viktimë ka mbetur një 9 vjecar, i cili humbi jetën mënjëherë pas shpërthimit të granatës, kurse i vëllai O.N. është përcjellë me urgjnecë në spital, në gjendje kritike për jetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›