E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen makina e transportit, shkak motori

Nje makine transporti ka shperthyer mesditen e djeshme, duke sjelle edhe demtime materiale te nje picerie prane, por fatmiresisht jo ne njerez. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:00, prane Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit ne Tirane, jo larg nga godinat e studenteve dhe Fushes se Aviacionit. Mjeti tip "Benz", me targa TR 47 80 K, me ngjyre te bardhe, ishte parkuar prane nje picerie, ne afersi te godinave, nderkohe qe shperthimi ka terrorizuar banoret qe kane kujtuar se behej fjale per nje bombe. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur uniforma blu te Komisariatit nr. 2 te Tiranes, qe kane kryer rrethimin e zones dhe fikjen e zjarrit, qe kishte perfshire mjetin. Makina ka qene ne pronesi te Gj. Gega, banues ne rrugen "Bajram Curri", ndersa dyshohet se shkak i shperthimit ka qene nje shkendije e ardhur si pasoje e nxehtesise se motorit te mjetit. Fatmiresisht, shoferi i makines ka qene brenda ne piceri, duke furnizuar me arka birrash. Nderkohe qe demtime te medha mesohet se ka pesuar edhe piceria aty prane.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›