E Diel, 1 Nëntor 2026

"Si firmosej kontrata e 'vdekjes', firma s'mbante pergjegjesi"

Artan Cena
Tragjedia e Gerdecit, qe ka kushtuar te pakten 16 viktima dhe rreth 300 te plagosur, po nxjerr ne pah fakte te tjera rreqethese. Ish-punetore ne "fabriken e vdekjes" tregojne se para se te punesoheshin duhet te firmosnin edhe nje kontrate, ku thuhet se firma nuk mbante pergjegjesi ne raste rreziku apo aksidenti. Nderkohe qe largimi nga banesat pas shperthimeve ka bere qe persona te ndryshem te perfitojne dhe te shkojne ne kete zone, duke grabitur sende me vlere. Nje nga banoret, qe pretendon se pasuria e tij ka rene pre e hajduteve, eshte dhe Alfred Kaboci, i cili tregon per "Koha Jone", se si eshte larguar nga shtepia ne momentin e shperthimit, oret e kaluara ne spital me familjaret e tij, si dhe bllokimin e rruges nga policia, qe te mos hynte ne banese gjate nates. Por 27-vjecari tregon se kur ka shkuar ne shtepi nuk ka gjetur te pakten 1,1 milione leke te reja, qe kishte lene aty, para te cilat i kishte kursyer gjate kohes qe kishte qene emigrant. Gjithashtu, Kaboci tregon se, ka qene punonjes ne "fabriken e vdekjes", por ishte larguar disa muaj me pare. Gjate bashkebisedimit, Alfredi rrefen se nuk ka pasur kushte sigurie ne pune dhe se mjaftohej gjithmone me tabelat, te cilat ishin vene ne mure, ne te cilat shkruhej "Ndalohet Duhani", duke u kerkuar punetoreve qe te mos konsumonin cigare ne momentin qe ishin duke punuar ne fabriken e shkaterrimit te municioneve.

Ku ndodheshit ne momentin qe ka ndodhur ngjarja e rende, kur shpertheu fabrika e cmontimit te municioneve?
Kam qene ne shtepi dhe kur kam degjuar shperthimin e pare, dola jashte per te pare se cfare po ndodhte. Kam pare shtellungat e tymit dhe me pas flaket. Me shpejtesi kam hyre brenda ne banesen time, duke nxjerre jashte pjesetaret e familjes dhe duke u perpjekur t'i largoj sa me shume nga shtepia dhe nga zona e shperthimit. Kemi dale ne fushe dhe kemi ndenjur aty deri ne momentin qe me ane te nje makine i kam cuar pjesetaret e familjes ne spital, nderkohe qe vete kam dhene ndihme per te gjithe njerezit qe gjeja, te cilet ishin te plagosur. Pas kesaj, kam shkuar dhe vete ne spital, ku jam mjekuar.
Ju qe banoni ne kete zone, keni punuar ne fabriken e cila shpertheu pak dite me pare?
Po, kam shkuar dhe une atje ku kam kerkuar pune. Kam shkuar diten e pare dhe kam pare qe ne ate fabrike punonin dhe femije 13 apo 14-vjecare, te cilet ndihmonin te afermit e tyre per te marre para me shume. Nje shoku im, diten e shperthimit sapo kishte filluar pune dhe fatmiresisht kishte shpetuar. Nderkohe qe, nga persona te tjere qe kane punuar aty, me kane thene se, punetoreve u eshte dhene nje leter, ne te cilen ishte e shkruar, se firma nuk mbante pergjegjesi per jeten e tyre, nese ndodhte ndonje gje. Kete une s'e kam nenshkruar, por me kane thene njerez qe kane punuar aty.
Sa leke paguhej nje nga punonjesit qe merrej me cmontimin e predhave?
Rreth 30 mije leke merrte nje punetor ne fabrike. Por kishte dhe nga ata qe merrnin 28-29 mije leke ne muaj. Per te marre me shume punetoret ne fabrike punonin dhe te shtunave dhe te dielave. Zakonisht naten vinin makinat e ushtrise, te cilat sillnin predhat qe me pas gjate dites punetoret i cmontonin dhe i ndanin, barutin ne nje ane dhe pjesen tjeter te metaleve ne anen tjeter.
Po me pas si vepruat, sepse banesat mbeten pa njeri?
Pasi mora mjekimin e pare, jam nisur ne drejtim te shtepise, qe ndodhet ne Marqinet, rreth 500-600 metra larg vatres se shperthimit. Ne kete zone kishin mberritur forca te shumta policie, te cilat nuk me kane lene qe te shkoj ne shtepine time. Efektivet e policise me thane se e kane rrethuar zonen dhe nuk do te lejohet asnje njeri qe te hyje brenda. Nderkohe qe ne darke kane dale fjale qe persona te ndryshem kane filluar te vjedhin neper shtepite e braktisura cdo gje me vlere qe gjenin.
Te ju kishin hyre dhe kishin vjedhur?
Po, kishin hyre ne shtepi dhe kishin marre parate, unaza dhe vareset e floririt, kishin marre gjera te vogla dhe me vlere, si dhe 11 milione leke (te vjetra), te cilat i kisha ruajtur per ditet te keqija, pasi kisha punuar ne Greqi dhe ia kisha dhene mamase per t'i ruajtur ne dite te keqija. Por, kur kam shkuar mesditen tjeter ne shtepi dhe kam kontrolluar nuk kam gjetur parate qe i kisha lene poshte jastekut te krevatit. Nuk kisha cfare te beja, apo kujt t'i kerkoja llogari. Policia tha se nuk ka lene njeri te hyje ne shtepite e demtuara, ku nuk ka pasur njerez, duke i ruajtur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›