E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gerdecit, 4 te ndaluar

Redinalda Caushaj
Tragjedia e Gerdecit, e konsideruar si katastrofe, shenon kater te ndaluarit e pare nga Policia e Tiranes pas hetimeve te kryera. Humbja e 16 jeteve dhe plagosja e rreth 300 te tjereve, banore e punetore te fabrikes, eshte bere objekt i nje hetimi midis Prokurorise se Rrethit dhe asaj Ushtarake. Te ndaluarit me qellim arrestimin jane Mihal Delijorgji, pronari i firmes "Alba Demil", Ylli Pinari, drejtori i ndermarrjes shteterore te armatimeve "Meico", Agim Vranja, drejtori i firmes "Vrana Security", si dhe Dritan Minxholli, drejtori teknik i fabrikes ku kryhej cmontimi. Ky i fundit mesohet te jete njekohesisht dhe kunati i Mihal Delijorgjit. Burime zyrtare konfirmuan lajmin mbreme, per gazeten "KJ", dhe bene me dije se priten edhe shoqerime te tjera te zyrtareve ne Ministrine e Mbrojtjes qe kane pasur detyren qe te kontrollonin procesin e sigurise dhe te cmontimit ne Gerdec. Prokuroria e Pergjithshme deklaroi se nuk jane leshuar ende urdher-arresti per te dyshuarit rreth akuzes se shkeljes se rregullave e shperdorim detyre me pasoja te renda.
Grupi hetimor eshte mbledhur pak pas mesdites se djeshme, duke verifikuar te dhenat e para qe dispononin. Rreth ores 15:00 eshte konkluduar se kishte mangesi ne kontraten e firmes dhe Ministrise se Mbrojtjes, e perfaqesuar nga ndermarrja "Meico", si dhe deshmite e punetoreve, qe akuzonin firmen per kushtet e sigurise dhe punesimin jashte kritereve. Menjehere eshte kerkuar shoqerimi i kater te pareve, dy prej te cileve drejtues te firmes se cmontimit "Alb Demil" dhe dy te tjeret kreu i firmes se sigurise "Vrana Security" dhe i ndermarrjes "Meico". Shoqerimet jane kryer ne sekret te plote, rreth ores 16:00 nga forca speciale e te nderhyrjes se shpejte, duke i akomoduar ne dhomat e Drejtorise se Policise. Pritet qe aty te dyshuarit te merren ne pyetje dhe te merret vendimi nese do te arrestohen, apo do hetohen ne gjendje te lire.
Dy dite me pare, grupi hetimor kishte marre ne pyetje te kater te ndaluarit, per te cilet pritet nxjerra e flete-arresteve dhe komunikimi i akuzes nga prokuroria. Mihal Delijorgji ka bere te ditur se nuk ka pasur konflikte me pronaret e tjere te firmave. Nderkohe qe, disa makineri ishin vene ne pune ne repart per te realizuar edhe cmontonim e armatimeve. Po ne kete dite, organi i akuzes ka marre ne pyetje edhe drejtorin e "Meico", Ylli Pinari, i cili ka mohuar te kete nje marreveshje mes institucionit te "Meico" dhe firmes "Alb Demil". Sipas materialeve te sekuestruara, rezulton se firma nenkontraktore do te kryente vetem cmontimin e fishekeve dhe jo te predhave. Ndersa per pronarin e firmes se sigurise, Agim Vranja, dyshohet se eshte shperdoruar detyra per te ruajtur barutin dhe armatimin, hyrjet dhe daljet e personave ne repart.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›