E Diel, 1 Nëntor 2026

Delijorgji: Montova pajisje, punetoret: cmontonim me dore

Punetoret e repartit te cmontimit te municioneve ne Gerdec dhe vete pronari i firmes "Alba Demil", Mihal Delijorgji, japin deshmi te kunderta me njeri-tjetrin per grupin hetimor. Ne shpjegimet e dhena ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, Delijorgji ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me firmat e tjera, duke rrezuar ne kete menyre pisten e konkurrences te deklaruar nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama. Por kreu i kompanise "Perparimi" ka bere te ditur gjithashtu se, "ditet e fundit ka futur ne repart disa makineri, me te cilat edhe kryhej procesi i cmontimit te sasise se municioneve qe ndodheshin aty". Nga ana tjeter, personat e mbijetuar kane shpjeguar per oficeret e policise gjyqesore se gjate gjithe kohes kane punuar ne repart dhe deri ne momentin e shperthimit nuk kane pare makineri per te kryer cmontimin e fishekeve apo predhave. "Puna jone ishte artizanale dhe fisheket cmontoheshin me dore", kane thene punetoret e fabrikes, duke rrezuar deshmine e Delijorgjit. Burime zyrtare nga prokuroria thane dje, per gazeten "KJ", se deshmite e dy paleve do te verifikohen ne ditet e ardhshme, ndersa ka dyshime se jane kryer cmontime te predhave dhe kjo klauzole nuk gjendej ne kontrate. "Kur te behet e mundur keqyrja nga afer e vendit te ngjarjes, mund te flitet edhe per shkaqe konkrete e verifikim deshmish". Grupi hetimor pritet te beje keqyrjen e vendit te ngjarjes per te pare nese ka pasur makineri per cmontimin. Por veshtiresia tjeter eshte fakti se vendi i ngjarjes eshte shkaterruar si pasoje e shperthimit tragjik dhe do te merren ne konsiderate deshmite e punetoreve. Mesohet se diten e ngjarjes jane regjistruar vetem 124 punetore, te cilet ishin duke punuar ne firme. Por nga deshmite e dhena prej punetoreve, rezulton se diten e ngjarjes kane qene me shume. "Deshmite e marra per momentin flasin per persona qe kane punuar ne te zeze, pasi kane qene nen moshen 20 vjec, ose te moshuar", tha nje zyrtar prokurorie. Shperndarja e deshmitareve dhe moskontaktimi me te afermit, per shkak te strehimit ne vende te ndryshme, ka veshtiresuar punen per te evidentuar se sa persona kane qene realisht ne fabrike.

R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›