Shpërthen makina para gardës, policia: Ishte i qëllimshëm
TIRANË- Një makinë tip Audi Q7 me targa amerikane ka shpërthyer sot në mbrëmje përpara godinës së Gardës së Republikës në kryeqytet duke shkaktuar jo pak panik në zonën përreth. Makina ishte e parkuar para një lokali në afërsi të Gardës, ndërsa shpërthimi ndodhi rreth orës 20:35 të mbëmjes së sotme.
Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar vendin e më pas së bashku me ekspertë anti-eksploziv kanë nisur hetimet.
Blutë e kryeqytetit pas hetimeve të para deklarojnë se bëhet fjalë për një shpërthim të qëllimshëm të mjetit. Shpërthimi i lëndës eksploziv ka ndodhur menjëherë pasi shoferi Altin Deda ka hapur derën e Audit, për pasojë ky i fundit ka mbetur edhe i plagosur. Ndërsa pronari i mjetit, të cilit i ishte vënë sasia e eksplozivit është shtetasi Genti Sauku. Të dy, shoferi dhe pronari pasi kishin parkuar makinën kishin shkuar për vrap nga liqeni. Aktualisht ata po merren në pyetje nga policia së bashku me dëshmitarët okularë për të zbardhur edhe ngjarjen.
Po sipas policisë së Tiranës, mësohet se eksplozivi ishte vendosur në kofanon e makinës, ndërsa sasia ka qenë e vogël.
(m.a/BalkanWeb)