Shpërthen një makinë në Shkodër, plagoset kambisti

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Vasil Shanto” të këtij qyteti ku ka shpërthyer makina e një kambisti.
Si pasojë e shpërthimit është plagosur kambisti Mark Gjoni cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe sipas mjekëve gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.