Tritol një banesë në Bulqizë, s`ka të plagosur

Tritol banesës të një personi në qytetin e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e shtetasit Adrian Duriçi por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme material.
Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një sherr i vjetër i ndodhur në fillim të vitit në qendër të qytetit të qytetit të Bulqizës ku si pasojë e këtij konflikti me armë ka mbetur i vdekur një kalimtar.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.