E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia ne greve. Sindikatat njoftojne per protesta

Dy unionet më të mëdha të sindikatave në Portugali propozuan mbajtjen e një greve të përgjithshme kundër planit të kursimit të qeverisë. Kjo e fundit është e detyruar të ndërmarrë masa edhe më të ashpra kursimi, për të zbatuar kushtet e ndihmës financiare të dhënë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Unionet e sindikatave janë duke mbledhur mbështetjen e sindikatave të tjera më të vogla për t’i dhënë ndikim sa më të madh kësaj greve. Greva e fundit në Portugali në fund të nëntorit të kaluar ishte më e madhja e zhvilluar ndonjëherë.

Qeveria e Lisbonës këtë javë do të miratojë edhe draftbuxhetin, i cili përfshin masa drastike si shkurtimin e rrogave dhe rritjen e taksave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›