E Diel, 1 Nëntor 2026

Terhiqet Hrvatski Telekom. Perseritet tenderi per privatizimin e PTK-se

Posta dhe Telekomi i Kosovës nuk do të privatizohet këtë vit, pasi  Komisioni Qeveritar i Privatizimit pas tërheqjes nga gara të kompanisë kroate,  “Hrvatski Telekom" ka vendosur të rikthejë nga fillimi procesin. Ky vendim ka ardhur pasi në garë për blerjen e  kompanisë më fitimprurëse në Kosovë ka mbetur vetëm "Austria  Telekom".

Besim  Beqaj, ministër i Zhvillimit ekonomik dhe njëherësh anëtar i Komisionit Qeveritar  për Privatizim tha se kanë qenë edhe tre  ndërmarrje shtesë të cilat nuk janë parakualifikuar nga komisioni.

“Sot kemi marrë vendim për ta mbyllur privatizimin si proces, tani jemi në fazën kur do të bëjmë përgatitjet e reja, për ta filluar një proces komplet të ri. Ku pas hapjes së mundësisë së dytë  për ndërmarrjet të cilat kanë qenë të interesuara për tu parakualifikuar, komisioni vlerësimit të ofertave ka vlerësuar dhe ka konstatuar që asnjë prej ndërmarrjeve tjera shtesë  nuk janë parakualifikuar. Pra për çështje të informimit të plotë kanë qenë pesë kompani të cilat kanë shpreh interesim për parakualifikim”- tha Beqaj.

Telekomi kroat "Hrvatski Telekom" është tërhequr nga gara për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së ditë më parë. Përfaqësuesit e kësaj kompanie  vendimin e tyre e kanë ndërlidhur me padinë ndaj drejtuesve të PTK-së nga ana e prokurorisë së EULEX-it. Ministri Beqaj tha se komisioni e ka analizuar  kërkesën e tyre.

Sala Mustafa
Azhornuar së fundi ( e hënë , 17 tetor 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›