Shperthim i predhes vret rreshterin plagosen tre vete

SKRAPAR- Nje shperthim i ka marre jeten dje nje oficeri ne Repartin e Bigasit ne rrethin e Skraparit nderkohe qe tre ushtarake te tjere kane ngelur te plagosur nderkohe qe shperthimet kane vijuar dhe gjate oreve te mbremjes. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 1330 te se enjtes ne mjediset e repartit te demontimit te municioneve qe ndodhet ne komunen Qender te rrethit te Skraparit. Burime zyrtare te policise bejne me dije se rreth ores 1400 eshte marre informacioni per nje shperthim te ndodhur ne vendin e demontimit prane repartit te Bigasit. Menjehere pas marrjes se ketij informacioni ekspertet e policise kane mberritur ne vendngjarje ku eshte verifikuar se rrezja e shperthimit eshte pikasur mes kodrave te repartit. Kane qene disa punonjes ushtarake te ketij reparti te cilet sapo kane degjuar shperthimin jane afruar per ti dhene ndihmen e pare oficerit dhe tre ushtarakave te tjere qe mesohet se po kryenin fazen e grumbullimit te materialeve te cilat me pas do te shpertheheshin te komanduara. Keshtu sipas burimeve te punonjesve te tjere te repartit qe nuk pranojne te identifikohen eshte gjetur pa jete oficeri Agim Mekollari nderkohe qe te plagosur jane gjetur tre ushtaraket e tjere Jetmir Dedja 30 vjec Ilir Kurti 27 vjec si dhe Drini Tiko 28 vjec te gjithe banore te Tiranes. Te plagosurit jane transportuar me urgjence drejt spitalit te qytetit te orovodes. Burime te ketij spitali bejne me dije se te plagosurit u paraqiten me plage te shumta djegieje neper trup dhe pas marrjes se ndihmes se pare shendetsore u transportuan me helikopter te Ministrise se Mbrojtjes drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Drejt repartit te Bigasit qe ndodhet 45 kilometra larg qytetit te orovodes kane mberritur pa vonese eksperte te Ministrise se Mbrojtjes eksperte te larte te ushtrise si dhe eksperte te policise te cilet kane nisur hetimet ne lidhje me kete shperthim te ndodhur.
Ne repartin e Bigasit
Reparti qe tashme cilesohet si Repart i Demontimit te Municioneve sipas banoreve te me vjeter te qytetit te orovodes dhe fshatrave perreth dikur ka qene nje repart i mirefillte ushtarak nga i cili qe prej dy vitesh degjohen shperthime te fuqishme. Disa ore pas ngjarjes se dites se djeshme ne hyrje te repartit sherben vetem nje ushtar i armatosur i cili nuk lejon asnje lloj mjeti te parkohet deri disa metra larg hyrjes se repartit dhe askend ti afrohet vendrojes se tij. Por ne brendesi te repartit arrin te dallosh qarte dhjetera eksperte policie dhe ushtarake qe me mjete te ushtrise udhetojne drejt vendit te shperthimit. Vendshperthimi qe i mori jeten oficerit dhe shkaktoi plagosjen e tre ushtarakeve te tjere ndodhet disa dhjetera metra larg repartit. Ushtari i vendrojes pohon me koke se pas kodrave ndodhet vendi i shperthimeve qe kryhen ne kete repart. E ndersa ushtari pohon prerazi se askush nuk duhet ti afrohet hyrjes se repartit shperthime te tjera vijne nga vendi i shperthimit qe eshte mes kodrave ne nje zone te pabanuar dhe shume larg repartit. Por askush nga specialistet e shumte te ministrise dhe ata te ushtrise nuk pranon te deklaroje asgje jo vetem mbi ngjarjes por dhe shperthimet e njepasnjeshme qe vijne mes kodrave. Ne ambjentet e repartit deri ne oret e para te mbremjes ndodhen disa specialiste dhe ushtarake dhe me gjithe reshjet pa pushim te shiut shperthimet vijojne ende.
Ne repart shperthimet behen te komanduara
Pas ngjarjes se rende te Gerdecit e gjithe vemendja e procesit te demontimit te municioneve te trasheguara u perqendrua me se shumti prane ish-kombinatit Mekanik te Armeve ne qytetin e Policanit. Pajisja e ketij reparti me mjete te posacme shtoi shpresat se procesi i demontimit tashme mund te konsiderohej jo i frikshem dhe i monitorueshem. Prej me teper se dy vitesh prane ketij reparti vazhdon normalisht procesi i demontimit te armeve dhe municioneve nderkohe qe dhe incidentet nuk kane munguar pasi nje vit me pare nje grua humbi jeten ndersa vetem dy dite me pare nje tjeter ngeli e plagosur. Por larg standarteve qe pretendohet se ofron Policani per demontimin e municioneve ndodhet reparti i Bigasit prane te cilet mesohet se nuk kryhen demontime por shperthime te komanduara ne distance. Burime prane Repartit Mekanit te Policanit bejne me dije se reparti i Bigasit nuk varet prej atij te Policanit por drejtperdrejt prej Ministrise se Mbrojtjes. Prane ketij reparti mesohet se punojne per me teper se dy vitesh disa specialiste dhe ushtarake te ushtrise te specializuar te cilet kryejne cdo dite procesin e shperthimit ne distance te municioneve. Vendndodhja e repartit te Bigasit shume larg zones se banuar duket se ishte zgjidhja me e mire per ushtrimin e ketij procesi. Sipas banoreve te orovodes cdo dite drejt repartit te Bigasit transportohen mjete te ngarkuara me municione te cilat pasi magazinohen vendosen ne vendshperthimin i cili kryhet ne distance. Sipas banoreve cdo dite ndersa kalojne neper fshatrat thuajse te braktisur te zones degjohen shperthime te fuqijshme dhe punonjesit dhe specialistet qe i kryejne keto shperthime vijne nga Tirana. E ndersa shiu vazhdon ende ne repartin e Bigasit dhe mbremja ka rene krejtesisht shperthimet qe dyshohet se jane shkaktuar nga nje aksident i castit vazhdojne ende. Ne lidhje me shkaqet e kesaj ngjarje mendohet se gjithcka ka ndodhur ne kohen qe behej grumbullimi i municioneve qe me pas do te shpertheheshin nga distanca. Sipas dyshimeve te para mendohet se oficeri ka qene duke transportuar nje granate ne kohen qe ajo ka shperthyher ndersa tre te plagosurit mesohet se ndodheshin disa metra larg duke vazhduar procesin e tyre te punes. Por me gjithe dyshimet qe hidhen nga banoret e zones tashme mbetet qe ekspertet e larte te ministrise dhe ushtrise te hedhin drite mbi kete ngjarje te rende.
Ministria e Mbrojtjes Shperthimi aksidental
Si rezultat i shperthimit aksidental te nje predhe gjate procesit te asgjesimit ka humbur jeten rreshter Agim Mekollari 52 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Rreshter Mekollari ka sherbyer ne FA prej vitit 1982 - 1989 si oficer i specialitetit xhenio. Prej vitit 2009 Mekollari u riaktivizua ne sherbimin aktiv si nenoficer. Jane plagosur por jashte rrezikut per jeten Ilir Kurti me nje demtim shume te lehte aktualisht ndodhet ne SUQU per te marre nje mjekim me te specializuar Drini Tiko ka dale nga spitali Jetmir Dedja me nje demtim te lehte ndodhet ne SUQU.
Ministria beri te ditur se jane marre masa per nderimin e te ndjerit sipas rregulloreve perkatese ushtarake fillimin e perkujdesjes ndaj familjareve te prekur nga kjo ngjarje ndersa eshte ndaluar deri ne nje urdher te dyte procesi i asgjesimit te municioneve ne poligonet e asgjesimit ne shkalle vendi.