E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon dhuna në Jemen

Të paktën gjashtë persona raportohet të jenë vrarë gjatë përleshjeve në rrugët e kryeqytetit jemen, Sana.

Përleshjet thuhet se kanë përfshirë forcat e sigurisë besnike ndaj presidentit, Ali Abdullah Saleh, dhe protestuesit që duan t`i japin fund regjimit 33 vjeçar të tij.

Sipas mediave ndërkombëtare disa raketa janë hedhur në drejtim të një kampi të protestuesve në qendër të qytetit.

Më shumë se 60 persona raportohet se jenë vrarë që nga e diela, kur dhjetëra-mijëra demonstrues marshuan në Sana dhe në qytete të tjera me kërkesën për largimin e Salehit nga pushteti.

Ky i fundit, edhe pse po qëndron për trajtim mjekësor në Arabinë Saudite pas një sulmi ndaj tij në muajin qershor, ka refuzuar të japë dorëheqjen nga posti i presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›