Itali, debat i ashpër mes Berlusconit e Finit
Një debat i ndezur televiziv është zhvilluar ndërmjet dy përfaqësuesve të rëndësishëm të politikës italiane, Silvio Berluskonit dhe Gianfranko Finit, repsektitvisht, kryeministrit italian dhe kryetarit të Dhomës se Deputetëve. Pas debatit mbetet vetëm të " merret vendimi,të jepet deklarata e divorcit politik. Fini deklaon se nuk ka ndërmend të largohet , ndërsa Berlusconi èshte i bindur se do të gjejë një mënyrë për ta detyruar të largohet nga partia ose nga presidenca e dhomës. Në fakt, pritej që herët a vonë debati ndërmjet njëri tjetrit do të ndodhte së shpejti. Në mënyrë të tërthortë e pastaj më të hapur ish-lideri i partisë "Aleanca Kombëtare" kishte kritikuar qëndrimin e partisë në pushtet në lidhje me çështjen e drejtësisë, me disa aspekte ekonomike dhe mbi politikat e qeverisë mbi fushën e emigracionit. Por mediat shkruajnë se nuk parashikohej një përballje e tillë si ajo gjatë punimeve të kryesisë së "Popullit të Lirisë", ku në sy të delegatëve, e mbi të gjitha përpara objektivave të telekamerave, Berluskoni dhe Fini arritën gati në një grindje të vërtetë. Kur kryeministri, duke folur nga podiumi paralajmëroi Xhanfranko Finin që të mos pengojë ecjen përpara të partisë dhe se nëse do të bëjë politikë aktive duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Dhomës së Deputetëve, ky i fundit hovi në këmbë nga salla duke i thënë me zë të lartë: Përndryshë çdo më bësh? Do më përzësh? Në ballafaqimin mes dy politikanëve, përveç fjalëve bënë përshtypje edhe gjestet. Gjatë fjalimit prej rreth 60 minutash që mbajti më pas, Fini u shpreh se një prej aspekteve që nuk i pëlqen në qeverisjen aktuale është politika mbi emigracionin. Ai kërkoi dinjitet për emigrantët më banim në Itali dhe për fëmijët e tyre, që nëpër shkolla nuk duhet të trajtohen si fëmijë të katëgorisë së dytë. Fini e quajti herezi kërkesën që iu bëhet mjekëve për të denoncuar në polici emigrantët pa dokumenta që paraqiten në urgjencën e spitaleve. Ai i bëri thirrje Berluskonit që të mos ndjekë "Lidhjen e Veriut".