E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Papandreu kërkon aktivizimin e huasë emergjente

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu kërkoi aktivizimin e paketës financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Kjo paketë prej 45 miliardë eurosh, synon ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë financiare që po kalon. Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se shifrat e fundit flasin që borxhi i Greqisë në vitin 2009 arriti në 273 miliardë euro.

Zyrtarët grekë kishin insistuar se qeveria parapëlqente të huazojë para nga tregjet financiare, duke e shtyrë kështu kërkesën për ndihmë nga evropa dhe FMN-ja, por sot kryeministri Papandreu kërkoi aktivizimin e paketës prej 45 miliard euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›