Sarandë, kapen 84 kg kanabis në një gomone

Policisë Kufitare e Sarandës ka bllokuar një gomone me 84 kg lëndë narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmë rreth orës 22.45, u bë i mundur identifikimi i një mjeti lundrues të dyshimtë, i cili po lëvizte nga ishulli i Kurfuzit në drejtim të Kanalit të Çukës.
Menjëherë nga strukturat e Policisë Kufitare u organizuan shërbimetnga deti po ashtu dhe grupi operacional nga toka për të bërë të mundur bllokimin e këtij mjeti të dyshimtë.
Sipas policisë gomonia është rreth 10 metër, me flamurë grek, e pajisur me 2 motorë, tip yamaha, me nga 250 kuaj fuqi secili.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë pas bllokimit të mjetit lundrues organizuan punën dhe vijuan menjëherë kontrollin e zonës. Nga kontrolli i ushtruar në zonën rreth bregut u kanstatuan dhe 2 çanta, me rreth 84 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Aktualisht forcat e policisë po vazhdojnë kërkimet intesive për të bërë të mundur kapjen e autorëve të këtij aktivitetit kriminal.