Shpërthime me granatë në Belgjikë, dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Disa shpërthime me granatë në qendër të Liezh, në Belgjikë, kanë shkaktuar dy të vdekur dhe 12 persona të plagosur. Nga raportet e para mësohet se të paktën një persona ka hedhur më shumë se katër granata në një stacion autobus në qendër të qytetit.
Policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe ka boshatisur sheshin. Në një viktimat besohet se është vetë agresori.
Përveç shpërthimit të granatave janë dëgjuar edhe disa shpërthime të vogla që mund të kenë qenë të shtëna me armë. Mediat lokale raportojnë se njerëzit e gjendur pranë stacionit të autobusit kanë hyrë në dyqane dhe biznese aty afër për tu mbrojtur ka shpërthimet me granatë.
Belga agjencia lajmesh belge raporton se agresori që ka mbetur i vetvrarë është rreth 40 vjeç ndërsa ajo është vënë në ndjekje të agresorit tjetër që mendohet se është përfshirë në këtë ngjarje.