Naco: Kishim pezulluar punën në minerë, do verifikojmë për shkelje
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Minierave Nasip Naco ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në minerën e Bulqizës ku 1 minator humbi jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas Ministrit Naco METE nëpërmjet një urdhëri të nxjerrë në 10 tetor ka pezualluar punën në minerën e Bulqizës, ndërkohë që thekson se do kryhet cdo verifikim nëse është shkelur ky vendim.
“Ngjarja ka ndodhur disa ditë pasi nga METE është lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në Minierën e Kromit Bulqizë deri në vënien në gadishmëri pune të saj, në lidhje me sigurinë në punë. Ky urdhër mban datën 10.08.2011. Një ekip pune është ngritur menjëherë nga Ministri i METE, Nasip Naço, dhe nën drejtimin e zv/ministrit Neritan Alibali është nisur me urgjencë drejt Bulqizës nëpërmjet helikopterit. Specialistët e nisur drejt Bulqizës, do të verifikojnë nëse punëtorët e firmës koncensionare ACR, ishin duke kryer veprime kundër urdhrit të dhënë nga METE, apo ishin në minierë për riparimin e defekteve të konstatuara për shkak të ndërprerjes së punimeve”,- theksoi Naco.
Minstri Naco shpreh ngushëllimet e tij për humbjen e minatorit Naim Shyti dhe solidarizohen me familjarët e minatorëve të plagosur.
“Gjatë gjithë kohës, Ministri i METE, Nasip Naço ka qenë në lidhje të vazhdueshme me Ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke ndjekur nga afër transportimin dhe ecurinë e shëndetit të të plagosurve në minierën e Bulqizës. dërkohë Ministri Naço, i shpreh ngushëllimet e tij familjes së punonjësit Naim Shyti, dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike.”,- thekson ministri i METE.
"Për Ministrin Naço, nxitimi i disa politikanëve për të fituar kredo politike nga fatkeqësitë, nuk është njerëzore. “Nëse ndokush shpreson të fitojë nga fatkeqësitë, ai është i pashpresë”,- përfundon reagimi i ministrit Nasip Naço.
(e.m/BalkanWeb)