E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim gazi në minierë, 1 i vdekur e 8 të plagosur

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, kur ka shpërthyer gazi i llojit hidrogjen, duke shkaktuar edhe viktimën dhe të plagosurit.

Dy prej të lënduarve janë dërguar me urgjencë me helikopter në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku kanë mbërritur dhe i janë nënshtruar kurimit, ndërsa në Tiranë do të mbërrijnë edhe të tjerët. Sipas të dhënave ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga shpërthimi ka humbur jetën minatori Naim Shyti,39-vjeç, ndërkohë, të plagosur kanë mbetur minatorët Basri Toska, Hajri Koçi, Xhelal Ruçi, Zaim Perkola, Zenel Përkola, Luan Lila, Luan Gjoka, ndërsa minatori Astrit Çupi, është shpëtuar nga forcat emergjencës.

 Reparti i Inspektimit të Shpëtimit të Minierave (RISHM), reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke nënvizuar se shpërthimi ka qenë aksidental. “Një shpërthim i paparashikueshëm hidrogjeni ka shkaktuar sot incidentin e rëndë”, thotë RISHM,  e cila shton se në këtë nivel të minierës po kryheshin punime nga specialistët për të rritur kushtet e sigurisë.

Ndërkohë, ministria e Ekonomisë zhvilloi një mbledhje emergjente të komitetit të emergjencave të kryesuar nga ministri Nasip Naço. Nga ana tjetër, një grup me ekspertë të minierave është nisur drejt minierës së Bulqizës, i drejtuar nga zv/ministri Neritan Alibali.

Alibali deklaroi se "grupi do të verifikojë direkt situatën në minierë", ndërsa shtoi se sipas  informacionit nga drejtori i minierës, atje janë marrë masat për bllokimin e gazit. Mësohet se ky pus administrohet nga kompania ACR. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-18 11:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›