E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, INSTAT: Procesi drejt fundit, janë numëruar 79.6 % e banesave

TIRANË- Procesi i censusit është drejt përfundimit. INSTAT ka bërë të ditur sot se deri në datën 16-të tetor janë regjistruar 79.6% e banesave.

"Ritmi i deritanishëm është i kënaqshëm dhe mbi mesataren e përllogaritur", u shpreh zëdhënësja e INSTAT-it, Vjollca Simoni.

Sipas Simonit, disa rrethe kanë një ecuri mbi këtë mesatare siç janë; Dibra, Saranda, Korça, Berati, Durrësi, Lezha, etj., ndërsa disa rrethe të tjera, si Puka, Tropoja, Gjirokastra etj., për shkak të terrenit të vështirë apo intensitetit të lartë të banesave, janë nën këtë mesatare.

INSTAT u bën thirrje qytetarëve që nëse anketues të censusit nuk paraqiten në banese atëherë qytetarët të telefojnë vetë dhe të interesohen pranë INSTAT.

“INSTAT informoi se të gjithë ato familje apo individë që deri në datën 21 tetor nuk janë kontaktuar nga anketuesit e INSTAT mund të telefonojnë falas në numrat 0 800 8888 dhe 0 800 3333, të cilët punojnë çdo ditë nga ora 8.00 e mëngjësit deri më 22.00 të darkës për çdo nevojë apo informim të publikut mbi censusin”,- nënvizoi zëdhënësja e INSTAT-it, Vjollca Simoni.

Censusi i Popullsisë dhe Banesave ka nisur në datë 1 tetor në terren, ku 12 mijë anketues po trokasin derë më derë për të mbledhur të dhënat e Censusit. Në të gjithë Shqipërinë janë 374 zyra censusi dhe 11 në Tiranë që punojnë çdo ditë pa ndërprerje.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›