E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Gërdec, rikthehet paniku

Një javë para dasmës, shpërthim pranështëpisë së Oltion Picarit. Dyshohet për predhat që nuk janë pastruar ende

Rikthehet paniku I shpërthimeve në fshatin Gërdec, aty ku 5 muaj më parë hedhja në erë e fabrikës së demontimit të municioneve shkatoi ngjarjen më të rëndë në vend.Një shpërthim relativisht i fuqishëm ka ngjallur panikun tek banorët kur për fat të mirë nuk ka pasur viktima apo edhe dëmtime. Menjëherë në vendgjarje kanë kanë ardhur forca të shumta të policisë si dhe specialistë të xhenjos të cilët kanë kontrollur zonën. Gjithçka ka ndodhur të enjtën e kaluar në banesën e Oltion Picarit në afërsi të kraterittë fabrikës së demontimit të armëve, shpërthimi i të cilës shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur.

Në shtëpinë e Olti Picarit gjithkush është i zënë deri në grykë me punë. Shtëpia e tyre ende do shumë punë për të përfunduar. Dikush merret më pastrimin e shkurreve, një tjetër me sistemimin e oborrit ndërsa gratë lajnë çdo cep të shtëpisë. Deri të mërkurën gjithçka duhet të jetë përfunduar. E enjta e kësaj javë është dita më e shënuar e familjes Picari. Djali më i vogël i shtëpisë martohet. E ndërsa e tërë familja ka qenë nën ethet e gëzimit të dasmës një shpërthim i fuqishëm ka rikthyer panikun jo vetëm në familjen Picari, por në të tërë zonën. Gjithçka ka ndodhur të enjten e kaluar kur në grumbulline plehrave që po digjeshin fillimisht është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm dhe më pasë flaka ka nisur të përpijë gjithçka. “Po digjnim plehrat dhe shkrurret për të hapur rrugën ndërkohë që është dëgjuar një shpërthim. Nuk mund të themi se çfarë ishte por forca e tij dhe flakët ishin të mëdha. Më pas ka ardhur policia dhe forcat ushtarake dhe thanë se nuk ishte predhë. Sipas tyre, mund të ketë qenë një bombul gazi që ka shpërthyer në fakt edhe ne kështu besojmë”,-thotë për gazetën “Shekulli” Rexhep Picari. Nga ajo sa rrëfejnë në Gërdec kanë qenë të zotët e shtëpisë të cilët kanë shuar flakët, ku për fat nuk kanë patur viktima as edhe dëmtime në njerëz. Ndërkohë që forca e madhe e shpërthimit ka rikthyer panikun në fshat. Menjehërë në banesën e Olti Picarit janë grumbulluar banorët e zonës dhe forca të shumtatë policisë. “Kur kanë mbërritur punonjësit e policisë edhe ato të ushtrisë flaka ka qenë shuar ndërkohë që kanë nisur kërkimet për të zbuluar çfarë kishte ndodhur. Ne na thanë se nuk kishin gjetur asnjë gjurmë të shpërthimit të predhave apo edhe të djegoreve. Sipas tyre, duhet të kishte qenë një bombul gazi”,-thotë Rexhepi. E ndërsa në familjen Picari besohet se nuk ka patur asnjë djegore të shpërthyer në oborrin e tyre krejt të kundërtën thonë vendasit. Sipas tyre, shpërthimi ka qenë i ngjashëm me ato të ditës së zezë në Gërdec. “U dëgjua vetëm një shpërthim por forca e tij ishte e madhe. Duhet të ketë qenë një nga ato predhat që ende mund të ketë mbetur në zonë të pa shpërthyer”,- thonë vendasit. Në fakt paniku i shpërthimit të predhave ekziston edhe në familjen Picari. Megjithëse forcat e ushtrisë kanë krehur mirë zonën sërish të zotët e shtëpisëthonë së në shkurre mund të ketë ende predha të paasgjesuara. Në fakt, shpërthimi i së enjtes ka qënë pikërisht në një ferrë pasi i ishte vënë flaka për të hapur rrugën. Megjithëse ngjarja ku për fat të mirë nuk ka patur viktima apo edhe dëmtime, ende mbetet enigmë, Ministri i Mbrojtjes, Oketa, gjatë në një vizite të zhvilluar dje në Gërdec ka mohuar ekzistencën e këtij shpërthimi ku gjashtë ditë më parë fshati u përfshi sërisht nën panikun e shpërthimeve të 15 marsit, ku nga shpërthimi ifabrikës së demontimit të armëve humbën jetën 26 persona dhe një fshat i tërë u fshi nga harta urbanistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›