Oketa: Rreziku i shpërthimit brenda kraterit
“Jashtë zonës së rrethuar, brenda të cilit ndodhet krateri i fabrikës, nuk ka asnjë rrezik”. Kështu ka deklaruar dje ministri i Mbrotjes, Gazment Oketa, gjatë një vizite të zhvilluar dje në fshatin e Gërdecit. Dhe pse një javë më parëpikërisht në zonën që ka vizituar Ministri i Mbrojtjes ka patur një shpërthim të fuqishëm, ku dyshohet se ka shërthyer një djegore, Oketa ka deklaruar se nuk ka asnjë rrezik dhe se gjithsecili prej tyre duhet të vazhdonte normalisht punën për ndërtimin e banesave.
Madje Oketa e ka konsideruar një sukses të punës sëforcave të ushtrisë faktin që sipas tij gjatë këtyre 5 muajve nuk ka patur asnjë shpërthim, qoftë dhe në zonën e rrethuar të kraterit, brenda së cilës ende ekziston rreziku i shpërthimit të djegoreve.
Deklarata
Ministri i Mbrotjes, Gazment Oketa, ka shfrytëzuar një vizitë në Gërdec për të qetësuar vendasit mbi probabilietin e rrezikshmërisë së shpërthimeve në këtë zonë. Megjithëse në fshat është rikthyer paniku i shpërthimeve të predhave të mbetura,Ministri Oketa ka përjashtuar çdo mundësi të ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Sipas tij, incidente të tilla mund të ndodhin vetëm brenda zonës së rrethuar ku edhe ekziston krateri i fabrikës së demontimit të armëve. “Kur flasim për probabilitet për shpërthim, flasim gjithmonë vetëm brenda zonës së rrethuar, që do të thotë se në rast se ndodh një shpërthim, nga icili tashmë kanë kaluar 5 muaj dhe nuk ka ndodhur absolutisht as edhe shpërthimi më i vogël, bëhet fjalëgjithmonë brenda zonës së rrethuar. Jashtë territorit të rrethimit nuk ka asnjë problem përsa i takon shpërthimeve”,- ka deklaruar dje Ministri i Mbrojtjes. Sipas Oketës, zona e rrethuar është deklaruar që ditën e parë që është një zonë me rrezikshmëri të lartë,sepse ekziston probabiliteti që mund të ketë ende predha të pashpërthyera.
“Aty punojnë specialistë të cilët përballen çdo ditë me një rrezik të tillë jo vetëm në atë zonë, ashtu si kudo në të gjitha depot ku ka armatime dhe ku punojnë vetëm ekspertë çarmatimi. Pjesa tjetër jashtë rrethimit nuk përbën asnjë shqetësim. Banorët mund të vazhdojnë të ndërtojnë, jashtë rrethimit”,- tha Oketa.
Po gjatë fjalës së tij Ministri i Mbrojtjes tha se punapër pastrimin e zonës së kraterit vazhdon normalisht dhe ka konsideruar një sukses faktin që gjatë këtyre 5 muajve nuk ka pasur asnjë shpërthim. E ndërsa dje ministri i Mbrojtjes ka siguruar banorët se nuk ka asnjë rrezik, 4 ditë më pare ai ka paralajmëruar një shpërthim të mundshëm brenda zonës së kraterit të shpërthimit të parë. Dy javë pasi vizitoi këtë zonë, së bashku me Ambasadorin Amerikan, John Withers, ministri Gazmend Oketa ka pranuar se Gërdeci jo vetëm që nuk është i pastër nga mbetjet e shpërthimit, por ai kërcënon të trondisë banorët përreth me shpërthime të tjera. “Mund të flitet për dy rreziqe. Rreziku i një shpërthimi të mundshëm brenda zonës së rrethuar, i cili është një rrezik për të cilin ne punojmë çdo ditë për ta evituar, dhe për rrezikun ambiental të zonës”, - ka deklaruarkreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Sipas tij, bëhet fjalë për mbetjet e predhave apo municioneve që mund të kenë mbetur ende qoftë në kraterin e shpërthimit, ashtu edhe në zonën rreth tij, pavarësisht kontrolleve të imta që forcat e Ushtrisë Shqiptare kanë bërë së bashku me ato amerikane për muaj të tëra. Ai ka shpjeguar senëse do të ndodhte, do sillte një katastrofë të dytë, pasi lëndët kimike do të ndotnin të tërë zonën. Për këto arsye, siguria në Gërdec është një nga debatet më të mëdha të hapura për Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ende nuk mund të sigurojë banorët e zonës, se nuk do të ketë shpërthime apo rrezik për jetën e tyre. Sipas ministrit, deri më tani është bërë një punë e mirë me largimin e mbetjeve nga predhat e shpërthyera nga zona, por mbetet një punë e madhe në nxjerrjen e predhave aktive që ndodhen të groposura thellë në tokë.