Shpërthim në Kinë, mbi dhjetë të vdekur

Si pasojë e një shpërthimi në një uzinë kimike në lindje të Kinës kanë vdekur 14 punëtorë, ndërsa janë plagosur pesë të tjerë.
Mediat shtetërore të lajmeve thanë se shpërthimi ka ndodhur të shtunën në një uzinë në krahinën Shandong.
Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se punëtorët po kryenin riparime në uzinë kur ndodhi shpërthimi.
Sipas agjencisë, gjatë shpërthimit nuk janë lëshuar substanca toksike apo të dëmshme.
Shkaqet e shpërthimit, sipas autoriteteve, janë duke u hetuar.