Argjentine jep doreheqjen prifti pas nje skandali
Papa ka pranuar dorëheqjen e një peshkopi argjentinas pas publikimit të fotove të tij i përqafuar me një femër në një plazh në Meksikë. Peshkopi Fernando Bargallo , 57 vjev fillimisht tha se gruaja ishte një shoqe fëmijërie, por më pas pranoi se kishte me të një lidhje dashurie. Monsinjor Bargallo ishte peshkop i dioqezës së Merlo-Moreno ne Bunos Aires. Skandali shpërtheu javën e kaluar, kur një stacion televiziv argjentinas transmetoi fotot e peshkopit Bargallo me pushime në një plazh turistik në Meksikë në shoqërinë e një gruaje.Menjëherë pas publikimit të fotove , Monsinjor Bargallo me anë të një deklarate publike bëri me dije se gruaja ishte thjesht një shoqe fëmijërie. Ndërsa u kërkoi falje për fotot dhe la të kuptohet kontekstin e një miqësie të gjatë. Por pak ditë më vone i ndjere nën presion të madh mediatik Bargallo mblodhi priftërinjtë e dioqezës së tij dhe u tha atyre se ai kishte pasur "lidhje dashurie " me gruan dhe do të japë dorëheqjen. Vatikani do e zëvendësojë atë me Monsinjor Alcides Jorge Pedro Casaretto.