E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi fundoset varka

Forcat australiane të ndihmës së shpejtë kanë arritur të shpëtojnë më shumë se 120 persona, varka e të cilëve u fundos në Veri të Christmas Island. Ngjarja vjen vetëm një javë pasi një tjetër barkë me azilkërkues u fundos në të njëjtën zonë.
Kryeministrja e vendit, Julia Gillard tha se në varkë mendohet të kenë qenë mes 123-133 persona.
Drejt vendngjarjes janë nisur edhe dy anije të tjera. Në incidentin e një jave më parë autoritetet arritën të shpëtonin 110 persona. 17 figurojnë të humbur, megjithatë kërkimet për ta u pezulluan mbrëmjen e së shtunës. Shkak I mbytjes se anijeve eshte mosmbajtja mire e tyre .
Qeveria ka rinovuar një thirrje për një marrëveshje me Malajzine për të penguar kontrabandën e njerëzve. Sipas marrëveshjes, Australia do të kishte dërguar 800 azilkërkues për në Malajzi nw kwmbim tw 4.000 refugjatëve në më shumë se katër vjet.
Megjithatë, opozita është kundër marrëveshjes dhe ka kërkuar hapjen e një qender paraburgimi për emigrantët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›