E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Rasti Kurti, reagojnë Feith, Kermabon dhe Daviddi

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë Pieter Feith, Shefi i Misionit të EULEX-it Yves de Kermabon, dhe Renzo Daviddi, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, e kanë dënuar fuqishëm sulmin ndaj avokatit Avni Gjakova në rastin e Albin Kurtit, i cili të enjten u gjuajt me vezë nga aktivistët e "Vetëvendosjes".
"Ne e dënojmë fuqishëm sulmin e djeshëm ndaj avokatit në rastin e Albin Kurtit, z. Avni Gjakova. është jashtëzakonisht e rëndësishme për sundimin e ligjit që institucionet dhe ata që e kanë për detyrë të punojnë me to të jenë në gjendje që të punojnë pa ndërhyrje politike, pa u penguar dhe pa dhunë", thuhet në një komunikatë të përbashkët të kësaj tresheje evropiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›