Konflikti, dorëhiqet myftiu i ri i Shkodrës
SHKODëR- Jep dorëheqjen kryemyftiu i Shkodrës Ermal Nurja, i zgjedhur në këtë post vetem pak ditë më parë, por që ende nuk e ka ushtruar detyrën e tij. Shkak për këtë janë bërë konfliktet që kanë ndodhur në Myftinën e Shkodrës kur të premtetn acarimi i situatës arriti kulmin kur dyert e saj u hapen me forcë nga përfaqësues të Komunitetit Mysliman në Tiranë, në prani dhe të forcave të policisë.
Ish myftiu Ndriçim Sulejmani nuk ka pranuar që të dorëzojë celësat, pasi sipas tij çështja e shkarkimit të tij është në gjykatë dhe derisa të japë një vendim Gjykata ai gëzon të drejtën e ushtrimit të këtij posti. Në këto kushte Myftiu i ri Ermal Nurja nuk ka pranuar që të krijojë konflikt duke pretenduar që situata të zgjidhet paqësisht. Myftiu i ri i Shkodrës Ermal Nurja është emruar në këtë detyra në 25 mars me një shkresë të ardhur nga Kryesia e Myftinisë, pasi me 77 vota pro dhe 2 abstenime, Këshilli i përgjithshëm i këtij Komiteti ka miratuar vendimin për shkarkimin e Myftisë së Shkodrës Imam Ndriçim Suljemani, vendim të cilin ky i fundit nuk ka pranuar ta zbatojë.
(m.a/News24/BalkanWeb)