Shpërthim në Stamboll, 15 viktima dhe mbi 150 të plagosur
Skena paniku, viktima dhe një numër i madh të plagosurish janë regjistruar pa sshpërthimeve në Stamboll. Sipas autoriteteve vendore, shpërthimet ndodhën në një lagje punëtorësh në një distancë kohore prej 10 minutash nga një shpërthim në tjetrin, kur vendi ishte i mbushur me njerëz.
Shpërthimi i parë nga hetimet paraprake dukej si një shpërthim i vogël në një kazan mbeturinash. Pastaj ndërsa në vend u mblodhën njerëzit, pasoi shpërthimi i dytë që ishte më i fuqishëm sesa i pari.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se pati skena paniku, ndërsa njerëzit e mbuluar me gjak mundoheshin të largoheshin nga zona.
Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit, por shërbimet e sigurimit turk kanë lënë të kuptohet se shpërthimet kanë karakteristikat e grupit separatist PKK dhe mund të jenë si përgjigje ndaj sulmeve të kohëve të fundit ndaj bazave të tyre nga forcat turke.
Guvernatori i Stambollit, Muammer Guler, i dënoi sulmet dhe u tha gazetarëve se ky ishte një sulm i qëllimshëm terrorist. (BBC)