E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me armë dhe drogë, pranga 29-vjeçarit

Elbasan- Një 29-vjeçar është arrestuar sot, pasi akuzohet për veprat penale “ armëmbajtje pa leje” si dhe “ prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Burime të policisë bënë të ditur se në pranga ka përfunduar 29-vjeçari Elvis Zane (Omeri), lindur e banues në Cërrik.

Ndalimi i tij, sipas policisë është bërë në flagrancë. “Gjatë një kontrolli ushtruar në mjetin e tij, atij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit TT, model 54 me gjashtë fishekë, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit cannabis sativa”- thanë burimet policore.

Mësohet se 29-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Elbasanit në pritje të hetimit për konsumimin e veprave penale “armëmbajtje pa leje” si dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›