Depp krijon një ishull ekologjik në Bahamas
Të jesh i pasur, por pa humbur kuptimin e jetës sociale dhe të mirëmbajtjes së natyrës. Pak a shumë kështu mund të cilësohet së fundi aktori Johnny Depp.
Lajmet më të fundit rreth tij, bëjnë me dije se aktori ka marrë një ishull të vogël në Bahamas me një vlerë prej 1,5 milion dollarësh dhe ka vendosur që t’i hyjë punës për të pasur një ndikim zero në ambient nga gjithë ajo hapësirë.
Aktori, partner i Vanessa Paradis duket i gatshëm të investojë një tjetër shumë gjithmonë në dobi të ambientit dhe ndjenjës së tij ekologjike. Ai do të investojë edhe 250 mijë dollarë të tjerë për të krijuar një sistem të ndërlikuar që do të shfrytëzojë diellin dhe hidrogjenin e ajrir për të prodhuar energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar ishullin.
Rezidenca në Bahamas është vetëm një nga shumë strehimet e Johnny, Vanessës dhe dy fëmijëve të tyre. Familja në fakt ndan jetën mes Francës, Regno Unito dhe Los Angeles.