E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e kosovarëve në Qafë Mali, 5 të shoqëruar

Pukë- Policia e Pukes ka shoqeruar 5 persona ne polici, pas denoncimit te udhetareve kosovare te grabitur nje dite me pare ne Qafe Mali. Sipas hetimeve, 7 persona u grabiten ne Qafë Mali të rrethit të Pukës. Ngjarja ndodhi dje në aksin rrugor nacional Pukë- Fushë Arrës- Kukës.

Sipas burimeve të policisë lokale bëhet e ditur se shtetasit kosovarë kanë qenë duke udhëtuar me autoveturën e tyre, kur kanë rënë pre e grabitësve.

“Pikërisht në vendin ku ndahen rrugët drejt Tropojës dhe Fushë Arrësit ata janë ndaluar nga dy persona, të cilët u kanë marrë kosovarëve një shumë eurosh që kanë pasur me vete dhe një varëse floriri”- thanë burimet policore.

Kanë qenë vetë shtetasit kosovar, atë që e kanë denoncuar këtë ngjarje në policinë e Pukës, ndërsa kjo e fundit është drejtuar menjëherë në Qaf Mali ku dhe sipas rrëfimit të kosovarëve ka ndodhur grabitja.

Sipas policisë akoma nuk ka të dhëna të mjaftueshme për ngjarjen, por mësohet se janë shoqëruar disa persona, si të dyshuar. Sipas deklarimit të bërë në polici nga dy shtetasit kosovarë, dy personat që kanë ndaluar mjetin e tyre dhe kanë kryer grabitjen kanë qenë në moshë të re, thuajse adoleshentë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›